Nora Gjakova lë pas lëndimin, e nis me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit

  • S.A /
  • 21 October 2022 - 09:21
Nora Gjakova lë pas lëndimin, e nis me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit

Nora Gjakova e ka nisur me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kampionia Olimpike në kategorinë deri në 57 kilogramë fitoi ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin.

Gjakova fitoi në “Golden Score”, pasi Shin mori tri ndëshkime.

Në raundin e dytë, Gjakova do të përballet me fituesen e duelit Lemos-Cornelisse. 

(Kosova sot Online )