Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Grand-Slam

  • A.P /
  • 21 October 2022 - 17:34
Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Grand-Slam

Xhudistja kosovare e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand-Slam që po zhvillohet në Abu Dhabi, duke u rikthyer fuqishëm pas 15 muajve mungesë.

Ajo këtë medalje e fitoi në kategorinë deri në 57 kilogramë, pasi në finale u mposht nga Mimi Huh e Koresë së Jugut, e cila fitoi me “Ippon”.

Kujtojmë se në raundin e parë, Nora Gjakova mposhti në “Golden Score” xhudisten nga Koreja e Jugut, Yuna Shin.

Në raundin e dytë, Gjakova pati punë me holandezen Cornelisse, të cilën e kaloi pa problem.

E pa problem dhe brenda dy minutave Nora Gjakova e mposhti edhe xhudisten serbe, Marica Perisic, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Aty, në më pak se një minutë, Gjakova arriti Waza-ari ndaj xhudistes nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.

Nesër do të garojë Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, kurse të dielën do të garojë Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë.

 

(Kosova Sot Online)