Pas ofendimeve ndaj gjyqtarëve, KD e dënon drejtorin sportiv të Dritës

  • A.P /
  • 21 October 2022 - 18:20
Pas ofendimeve ndaj gjyqtarëve, KD e dënon drejtorin sportiv të Dritës

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, është dënuar me gjobë prej 500 eurosh nga Komisioni Disiplinor.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi këtë të premte për vendimet që ky Komision mori nga mbledhja e sotme

Mes tjerave vendime, një vendim u mor edhe për Valon Zymberin, i cili thuhet se ka fyer dhe ofenduar gjyqtarët e ndeshjes Dukagjini – Drita.

Gjithashtu, në vendimin e Komisionit Disiplinor thuhet se drejtori sportiv i Dritës nuk ka qenë i evidentuar në protokollin zyrtar.

Njoftimi i plotë:

“Drejtori sportiv të FC ”Drita”, Valon Zymberi, ID.013299M84. Pas përfundimit të ndeshjes është futur në fushën e lojës në drejtim të referëve të ndeshjes, të cilët po shkonin drejt zhveshtoreve, i kishte fyer dhe ofenduar ata duke ju thënë: ”Lidhje me referim nuk keni, të gjithë jeni lloma, bërllog e skllotë e keni ba, s’po ju vjen marre, juve ju kanë dërgu me direktiva”. Në këtë ndeshje i njejti nuk ka qenë i evidentuar në protokolin zyrtar, ndërkaq është recidivist i ofendimeve të tilla. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Dukagjni-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1) . (Recedivist)”.


(Kosova Sot Online)