Barcelona synon të përshpejtojë largimin e Piques

  • A.P /
  • 21 October 2022 - 19:26
Barcelona synon të përshpejtojë largimin e Piques

Barcelona po shqyrton një largim në janar të Gerard Piques.

Mbrojtësit spanjoll i skadon kontrata më 30 qershor 2024, por klubi thuhet se ka në plan të largojë atë më herët

Pique është në listën e lojtarëve të vjetër që përballen me fundin e kohës së tyre në “Camp Nou”, pasi krerët e klubin synojnë të balancojnë financat në muajt e ardhshëm.

35-vjeçari ka luftuar për qëndrueshmëri në 12 muajt e fundit, me tifozët që janë të frustruar me gabimet e tij në ndeshjet kryesore.

Sipas raportimeve nga “Sport”, Pique mbetet një figurë e rëndësishme me përvojë në skuadrën e Xavit, por klubi tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij.

Përfaqësuesit e lojtarit do të hapin bisedimet me Barcelonën gjatë kohës së Kampionatit Botëror “Katar 2022”, për të arritur një zgjidhje për kontratën e tij.

(Kosova Sot Online)