Klubet e mëdha angleze të gatshme për të transferuar Frenkie de Jong

  • A.P /
  • 21 October 2022 - 21:00
Klubet e mëdha angleze të gatshme për të transferuar Frenkie de Jong

Frenkie de Jong ka tërhequr interesim e disa klubeve të mëdha nga Premierliga.

Sipas “ESPN”, Chelsea, Liverpool dhe Manchester United do të jenë të gatshëm të “luftojnë” mes vete për mesfushorin, nëse ai vendos përfundimisht të largohet nga Barcelona në janar.

Thuhet se Chelsea është informuar se holandezi mund të rishqyrtojë vendimin e tij në lidhje me të ardhmen e tij te Barcelona. Ai donte të qëndronte në verë, megjithëse Barcelona ishte e gatshme të ndante rrugët.

Përveç kësaj, Manchester United ra dakord me Barcelonën në verë për një transferim të 25-vjeçarit për 65 milionë euro (plus 20 milionë të tjera në formë bonusesh), por vetë lojtari vendosi të qëndrojë në “Camp Nou”.

(Kosova Sot Online)