Man United e dëshiron Edwin van der Sarin si drejtor sportiv

  • A.P /
  • 21 October 2022 - 21:57
Man United e dëshiron Edwin van der Sarin si drejtor sportiv

Manchester United raportohet se dëshiron të emërojë Edwin van der Sar në pozitën e drejtorit sportiv.

Legjenda e “Djajve të Kuq” tani është drejtor i përgjithshëm i klubit të Ajaxit

Është ende e paqartë nëse ish-portieri holandez e dëshiron një lëvizje të tillë.

Megjithatë, sipas mediave britanike, Manchester United synon që 51-vjeçarit t’ia ofrojë pozitën e rëndësishme në klub.

Kujtojmë se në shtator, van der Sar e vazhdoi kontratën e tij me Ajaxin deri në vitin 2025.

Duhet theksuar se klubi nga “Old Trafford” dëshironte ta merrte Edwin van der Sarin edhe para dy vjetësh, por legjenda holandeze kishte deklaruar se nuk dëshironte të largohej nga Ajaxi. 

(Kosova Sot Online)