Chelsea – Man United, mungesat dhe formacionet e mundshme për derbin e javës në Premierligë

  • S.A /
  • 22 October 2022 - 10:24
Chelsea – Man United, mungesat dhe formacionet e mundshme për derbin e javës në Premierligë

Premierliga vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 13-të. Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në “Stamford Bridge”, mes Chelseat dhe Manchester Unitedit, me fillim prej orës 18:30. “Blutë” hyjnë në këtë ndeshje pas barazimit pa gola me Brenfordin në mesjavë, kurse “Djajtë e Kuq” pas fitores 2:0 ndaj Tottenhamit.

Të dy skuadrat deri më tani kanë zhvilluar nga 10 ndeshje në kampionat. Chelsea ndodhet në pozitën e katërt me 20 pikë, një më shumë se Manchesteri që është i pesti në tabelë. Mungesat:

Graham Potter vazhdon që të mos i këtë në dispozicion N’Golo Kanten, Wesley Fofanan dhe Reece Jamesin, shkaku i lëndimeve.

Lista e mungesave është më e gjatë te skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag. Axel Tuanzebe, Aaron Wan-Bissaka, Harry Maguire, Donny van de Beek dhe Anthony Martial mungojnë sot, teksa trajneri holandez vendosi që së fundi ta suspendojë edhe Cristiano Ronaldon.

Formacionet e mundshme:

Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Silva, Chalobah; Loftus-Cheek, Jorginho, Kovacic, Chilwell; Sterling, Mount; Aubameyang.

Manchester United: De Gea; Dalot, Varane, Martinez, Shaw; Casemiro, Fred; Antony, Fernandes, Sancho; Rashford.

(Kosova Sot Online )