Nisin bisedimet për transferimin e Ziyech te gjiganti italian në janar

  • E.K /
  • 22 October 2022 - 13:23
Nisin bisedimet për transferimin e Ziyech te gjiganti italian në janar

Hakim Ziyech pritet që të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Marokeni nuk po kalon momente të mira te skuadra londineze, pasi nuk po arrin të ketë minuta të mjaftueshëm në fushë.

Ziyech ishte i lidhur me një largim nga “Stamford Bridge” edhe në afatin kalimtar të verës, me Milanin që raportohej se kishte shprehur interesim me të.

Megjithatë, klubi italian në fund transferoi Charles de Ketelaere të nga Club Brugge, pasi Ziyech mbeti në Londër në përpjekje për të rikthyer formën e tij.

Ish-lojtari i Ajaxit ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri në vitin 2025, por sipas “Daily Mail”, agjentët e tij tani kanë nisur kontakte të reja me Milanin.

Njëri nga përfaqësuesit e 29-vjeçarit, Sebastien Ledure, është në kontakt me kampionët e Italisë në përpjekje për të krijuar mundësinë për një lëvizje në janar.

Ledure thuhet se ka një marrëdhënie të mirë me Chelsean dhe Milanin, gjë që do të përfitonte nga shanset e Ziyech për të kompletuar transferimin e tij në “San Siro”. 

(Kosova Sot Online)