Drita – Ferizaj, pjesa e parë mbyllet baras

  • S.A /
  • 22 October 2022 - 14:53
Drita – Ferizaj, pjesa e parë mbyllet baras

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen hapëse të javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll. 45 minutat e parë në përballjen mes Dritës dhe Ferizajt janë mbyllur baras dhe pa gola .Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin ndihmës të qytetit të Gjilanit. 

Kujtojmë se në kuadër të javës së 13-të, këtë të shtunë do të zhvillohet edhe ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit. Kjo ndeshje do të luhet nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

(Kosova Sot Online )