Loriana Kuka e synon sot medaljen në Grand Slamin e Abu Dhabit

  • A.P /
  • 23 October 2022 - 10:01
Loriana Kuka e synon sot medaljen në Grand Slamin e Abu Dhabit

Loriana Kuka do të garojë sot në kategorinë deri në 78 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Xhudistja kosovare në raundin e parë do të ketë punë me kazaken, Nazerke Tileukhanova

Nëse e kalon këtë raund, Kuka do të përballej me britaniken Emma Reid.

Loriana është xhudistja e fundit kosovare që garon në këtë Grand Slam.

Të premten, Nora Gjakova e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 57 kilogramë, kurse dje, Laura Fazliu u eliminua në raundin e dytë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

(Kosova Sot Online)