Loriana Kuka mposhtet në çerekfinale, e kërkon të bronztën përmes repesazhit

  • A.P /
  • 23 October 2022 - 12:49
Loriana Kuka mposhtet në çerekfinale, e kërkon të bronztën përmes repesazhit

Loriana Kuka është mundur në çerekfinalen e Grand Slamit të Abu Dhabit.

Xhudistja kosovare u mposht nga kinezja Zhenzhao Ma, pasi kjo e fundit arriti dy waza-ari

Tani, Kuka do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku në raundin e parë do të përballet me italianen, Giorgia Stangherlin.

(Kosova Sot Online)