FIFA-s i është kërkuar të pezullojë Iranin nga Kupa e Botës Katar 2022

  • A.P /
  • 23 October 2022 - 16:55
FIFA-s i është kërkuar të pezullojë Iranin nga Kupa e Botës Katar 2022

Populli iranian ka thënë mjaft është mjaft. Disa lojtarë dhe atletë janë bashkuar së bashku me firmën ligjore spanjolle “Ruiz-Huerta & Crespo”, për të paraqitur një kërkesë zyrtare që Federata iraniane të pezullohet nga Kupa e Botës në Katar.

“Nëse femrat nuk lejohen të hyjnë në stadiume në të gjithë vendin, dhe Federata iraniane e Futbollit thjesht ndjek dhe zbaton udhëzimet e qeverisë, ato nuk mund të shihen si një organizatë e pavarur e lirë nga çdo formë apo lloj ndikimi. Kjo është një shkelje e (nenit 19 ) të statutit të FIFA-s”, thuhet në deklaratë.

“Kjo masë është përdorur për të pezulluar Kuvajtin, Indinë dhe vetë Federatën Iraniane në të kaluarën.

Situata për gratë në Iran është thellësisht e pakëndshme. Tragjikisht, të njëjtat të këqija dhe gabime janë përjetësuar në botën e futbollit, që do të thotë se futbolli, i cili duhet të jetë një vend i sigurt për të gjithë, nuk është një hapësirë ​​e sigurt për gratë apo edhe për burrat.

(Kosova Sot Online)