Messi apo Ronaldo? Armando Broja e zbulon të preferuarin e tij

  • S.A /
  • 24 October 2022 - 10:40
Messi apo Ronaldo? Armando Broja e zbulon të preferuarin e tij

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë dy lojtarët më të mirë në botë në më shumë se një dekadë.

Tifozët janë ndarë në dysh sa u përket mendimeve se cili prej tyre është më i miri.

Por, çka mendojnë lojtarët tjerë për ta? Një tifoz vogëlush i Chelseat i ka ndalur një nga një futbollistët “Blues”, prej të cilëve kërkonte të zgjidhnin mes yllit argjentinas dhe atij portugez.

Krejt lojtarët e pyetur vendosën për Messin, përpos Armando Brojës.

Futbollisti shqiptare zgjodhi Ronaldon. Messi e ka fituar shtatë herë Topin e Artë, kurse Ronaldo pesë herë.

Ata konsiderohen si dy prej futbollistëve më të mëdhenj në histori.

E Armando Broja po mundohet të ngritet në karrierë duke i marrë ata si mësim, si model dhe si shembull. 

(Kosova Sot Online )