Reagimi qesharak i Mourinhos kur pa se gjyqtari ka nxjerr kartonin e kuq nga xhepi

  • S.A /
  • 24 October 2022 - 16:32
Reagimi qesharak i Mourinhos kur pa se gjyqtari ka nxjerr kartonin e kuq nga xhepi

Jose Mourinho kishte një reagim qesharak, kur pa se gjyqtarit i kishte rënë kartoni i kuq nga xhepi në fund të ndeshjes. Roma humbi 1-0 në shtëpi ndaj Napolit, me Victor Osimhen që shënoi në minutën e 80-të për kryesuesit e Serie A-së. Ishte një mbrëmje zhgënjyese për Romën, e cila nuk realizoi asnjë goditje në portë gjatë gjithë 90 minutave. Në fund të ndeshjes në Stadio Olimpico, ka pasur përleshje mes dy grupeve të lojtarëve. Trajneri i fitnesit të Romës ishte jashtëzakonisht i acaruar dhe pamjet e shfaqnin atë duke u përballur me gjyqtarin Massimiliano Irrati. Mbrojtësi Rick Karsdorp gjithashtu u përball me zyrtarin dhe vuri duart mbi të – dukej se e akuzonte atë se qëndronte në këmbën e tij.Referi kishte kartonin e kuq në dorë, por pas shpine teksa Mourinho po afrohej. Por, sapo pa kartonin, Special One e ndaloi veten në ecjen drejt tij dhe u nis me shpejtësi në drejtim të kundërt.

Trajneri portugez ka qenë në atë situatë shumë herë në karrierën e tij të suksesshme, por ka arritur të ruajë gjakftohtësinë në këtë rast. Prapëseprapë, lëvizjet e tij ishin të dikutuara në rrjetet sociale – me një klip që grumbulloi 2.3 milionë shikime. Një fans bëri shaka: “Mourinho mendoi…gruaja dëshiron të shkojë në Abu Dhabi vitin e ardhshëm.. Nuk mund të përballoj një gjobë tjetër”. Një tjetër komentoi: “A ka pasur ndonjë trajner më qesharak në historinë e lojës?”. Një i tretë shkroi: “Special One i di betejat e tij”. Një i katërti vazhdoi: “Askush nuk do të jetë kurrë aq qesharak sa Jose”. Pas ndeshjes, Mourinho tha se besonte se kartoni i kuq iu dha një anëtari të stafit të tij, ndërsa gjithashtu e quajti Hirving Lozanon një lojtar simulues dhe e akuzoi atë se kishte sulmuar një nga lojtarët e tij.

(Kosova Sot Online )