Miratimi i Ligjit për lustracionin dhe deklasifikimin e dosjeve të ish shërbimit të UDB-së zbulon dhe paralizon gjithë rrjetin e spiunazhit serb në Republikën e Kosovës

Miratimi i Ligjit për lustracionin dhe deklasifikimin e dosjeve të ish shërbimit të UDB-së zbulon dhe paralizon gjithë rrjetin e spiunazhit serb në Republikën e Kosovës
Miratimi i Ligjit për lustracionin dhe deklasifikimin e dosjeve të ish shërbimit të UDB-së zbulon dhe paralizon gjithë rrjetin e spiunazhit serb në Republikën e Kosovës

Dardan Grapci

  • 24 October 2022 - 16:19

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

 

Ne e dimë shumë qartë se në Kosovë gjatë viteve 1940 e deri në vitin 1996 kemi pasur edhe qytetar nga Kosova që kanë qenë pjesëtar të UDB-ës ku shumica nga këta edhe kanë mundë të kenë  ndërruar jetë, disa nga ata janë ne moshën e pleqërisë, por ka edhe nga ata që akoma bëjnë jetë aktive në politikë dhe në jetën publike.


 

Ligji për lustracionin dhe deklasifikimin e të gjitha dosjeve të regjimit të së kaluarës do të miratohet, ndonëse mundë të vonohet akoma për një kohë. Pas miratimit të ligjit dosjet do të hapen shumë shpejtë, por mendoj që ende nuk ka do të mundë të  vij në rend dite kjo çështje për shkak të agjendës së ngjeshur në dialogun me Serbinë dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare, një proces të cilin po e stimulojnë dhe dinamizojnë kohët e fundit të gjithë faktorët  me ndikim ndërkombëtar, BE- dhe SHBA-të. Prandaj duke e parë situatën e tanishme them që hapja e dosjeve të së kaluarës mund dhe do të pret edhe pak kohë , sepse nëse kërkohet tani. Ky ligj, nëse nuk do ta kishte mbështetjen e BE-së, mund të ndodhë që të reflekton edhe ndikim negativ dhe të  ndërlikohet akoma më shumë, madje të anulohet  liberalizimi i vizave, sepse do të reagonte Serbia. Madje dhe ka gjasa që  do të mundë të ndërpriten të gjitha marrëveshjet e bëra deri tani me Serbinë dhe BE-në, për shkak se në sipërfaqe do të dalin të gjitha lidhjet sekrete të UDB-s serbe me spiunazhin e saj që e mban aktiv në Kosovë.

Ne e dimë shumë qartë se në Kosovë gjatë viteve 1940 e deri në vitin 1996 kemi pasur edhe qytetar nga Kosova që kanë qenë pjesëtar të UDB-ës ku shumica nga këta edhe kanë mundë të kenë  ndërruar jetë, disa nga ata janë ne moshën e pleqërisë, por ka edhe nga ata që akoma bëjnë jetë aktive në politikë dhe në jetën publike. Ajo se çka mund të bej Kosova është që ta fuqizon drejtësinë, ligjin dhe gjyqësorin. Vetëm duke i fuqizuar këto tre pika, mundë të ecim përpara pa ndikim politik.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".