Son mund të largohet nga Tottenhami, La Liga destinacioni i radhës?

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 22:56
Son mund të largohet nga Tottenhami, La Liga destinacioni i radhës?

Heung-min Son raportohet se po shqyrton të ardhmen e tij te Tottenham Hotspur.

30-vjeçari, që u transferua te Spurs nga Bayer Leverkuseni në vitin 2015 për 30 milionë euro, është njëri prej futbollistëve kryesorë te kjo skuadër

Son deri më tani numëron 341 paraqitje me londinezët në të gjitha garat, teksa ka shënuar 136 gola dhe ka kontribuar me 76 asistime.

Megjithatë, ai nuk ka fituar ndonjë trofe me klubin nga Premierliga.

Sipas “Sport1”, reprezentuesi i Koresë së Jugut tani po shqyrton të ardhmen e tij dhe nuk përjashtohet mundësia për t’u transferuar te ndonjë klub që synon dhe fiton trofe.

Tutje, sipas mediumit gjerman, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është një admirues i madh i ish-lojtarit të Hamburgut, duke mos u përjashtuar kështu mundësia që ai të nënshkruajë në të ardhmen me klubin spanjoll.

Largimi i mundshëm i Marco Asensios në verën e vitit të ardhshëm si futbollist i lirë, thuhet se do t’i hapte rrugë lojtarit për t’iu bashkuar skuadrës së Ancelottit.

Ndryshe, Heung-min Son ka kontratë të vlefshme me Tottenhamin deri në verën e vitit 2025

(Kosova Sot Online)