Chelsea po ia rrëmben Monacos drejtorin teknik

  • S.A /
  • 25 October 2022 - 10:27
Chelsea po ia rrëmben Monacos drejtorin teknik

Sipas një raportimi, Chelsea do të vazhdojë rinovimin e stafit të tyre duke transferuar drejtorin teknik të Monacos, Laurence Stewart. Pronari i ri Todd Boehly, i cili mori përsipër klubin nga Roman Abramovic në mes të këtij viti, i ka bërë të qarta synimet e tij për të riformuar hierarkinë në klub dhe emërimi i Steëart do të sinjalizojë një hap tjetër në këtë drejtim. Sipas The Athletic, është arritur një marrëveshje mes klubeve dhe me Stewart që ai të kalojë në Londër. Steëart ka punuar më parë me rrjetin e klubeve të Red Bull si, RB Leipzig dhe RB Salzburg, më pas te Manchester City dhe në Federatën e Anglisë.

Boehly gjithashtu ka folur më parë për dëshirën e tij për të zbatuar një strukturë me shumë klube në Chelsea, në të cilën Stewart ka qenë i përfshirë në Monaco dhe me skuadrën belge – Cercle Bruges. Ristrukturimi i klubit tashmë është duke u zhvilluar mirë, me drejtoreshën Marina Granovskaia dhe këshilltarin teknik Petr Cech që lanë rolet e tyre kur Boehly mori drejtimin në maj.

(Kosova Sot Online )