Policia e konfirmon nisjen e hetimeve për djegien e flamurit serb në derbin e basketbollit në Gjakovë

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 13:11
Policia e konfirmon nisjen e hetimeve për djegien e flamurit serb në derbin e basketbollit në Gjakovë

Në derbin e basketbollit kosovar ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës u panë skena të ndryshme, duke nisur nga djegia e flamurit serb, një parullë për Mitrovicën dhe fishkëllimi i himnit shtetëror të Kosovës dhe intonimi i himnit kombëtar shqiptar.

Por, për njërin prej tyre, Prokuroria në Gjakovë ka hapur rast.

Bëhet fjalë për djegien e flamurit serb, e cila është vlerësuar si nxitje e përçarjes dhe e mosdurimit.

“Gjakovë 23.10.2022 – 18:00. Raportohet se në postimet e rrjetit social Tik-Tok është vërejtur se gjatë një ndeshje basketbollistike, disa tifozë kanë djegur një flamur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)