U hoq nga Instagram e Tik Tok për komentet mizogjene, kick-boksieri Andrew Tate konvertohet në mysliman

  • S.A /
  • 26 October 2022 - 10:42
U hoq nga Instagram e Tik Tok për komentet mizogjene, kick-boksieri Andrew Tate konvertohet në mysliman

U hoq nga Instagram e Tik Tok për komentet mizogjene, Andrew Tate. Kickbokseri britaniko-amerikan, Andrew Tate duket se ka vendosur të konvertohet në mysliman. Ai ka publikuar një video ku duket duke u lutur në xhami në Emiratet e Bashkuara Arabe. Videoja e publikuar u bë menjëherë virale.

“Çdo i krishterë që beson në të mirën dhe që është i vetëdijshëm për luftën e vërtetë kundër së keqes, duhet të konvertohet. Jini të durueshëm! Premtimi i Allahut është i vërtetë (Kur’an 30:60)”, shkruan Tate në platformën Gettr, përcjell OraNews.

Personazhi kontroversial në internet tërhoqi vëmendjen në vitin 2016 kur u përjashtua nga spektakli i Big Brother në Britani për një video ku ai sulmonte një grua.

Ai deklaroi se video ishte e montuar. Gjithashtu për shkak të komenteve mizogjene Tate i është ndaluar aksesi nga Twitteri, Facebooku, Instagrami dhe TikToku.

Image

(Kosova Sot Online )