Haalandin e lëshuan nervat për shkak të markimit të jashtëzakonshëm nga Hummels

  • S.A /
  • 26 October 2022 - 11:16
Haalandin e lëshuan nervat për shkak të markimit të jashtëzakonshëm nga Hummels

Borussia Dortmundi ia doli mbrëmë ta stoponte Manchester Cityn në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja në stadiumin “Signal Iduna Park” përfundoi 0-0, derisa shumëkush mund të ketë pritur që Erling Haaland të shënonte gol.

Por, ishte cilësitë e jashtëzakonshme të Mats Hummelsit që nuk e lanë sulmuesin norvegjez të merrte frymë lirshëm, në zonën e tyre.

Haaland e nisi ndeshjen ndaj Dortmundit, mirëpo mbrojtësi gjerman nuk lejoi që ai të shënonte gol dhe sulmuesi duket se kishte mjaft nga ai markim i vështirë.

Me të filluar pjesa e dytë, regjia e stadiumit njoftoi se Bernardo Silva është futur në vend të norvegjezit, derisa Hummels vazhdoi të impresiononte me cilësitë e tij mbrojtëse deri në minutat e fundit të takimit. Për markimin që i ka bërë Humelsi mbrëmë Haalandit, tregojnë më së miri dhe pamjet e mëposhtme.

https://www.youtube.com/channel/UCZj8M3c5ko6b7wfCPpw793w?feature=emb_ch_name_ex

(Kosova Sot Online )