Këto janë tri klubet nga MLS që e duan Ronaldon

  • A.P /
  • 26 October 2022 - 17:12
Këto janë tri klubet nga MLS që e duan Ronaldon

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo është duke u lidhur vazhdimisht me një largim nga klubi dhe duket se MLS mund të jetë destinacioni i tij.

Ylli portugez u përfshi në një grindje me trajnerin Erik ten Hag gjatë fitores 2-0 të United në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur. Ai u pa teksa po shkonte poshtë tunelit para se të përfundonte ndeshja.

Më vonë u konfirmua se Ten Hag i ishte kërkuar të hynte vonë në lojë , por ai refuzoi ta bënte këtë

Ai më pas u pezullua nga skuadra për disa ditë, por tani është në garë për të startuar kundër FC Sheriff në Europa League.

Ai ende duket i destinuar të largohet nga United në të ardhmen e afërt edhe pse ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, ai mund të duhet të pranojë një lëvizje në MLS.

Siç thekson The Sun, Shtetet e Bashkuara do të ishin shumë të interesuara për ta marrë CR7 në kampionat, pasi do të ishte një nxitje e madhe për ligën që një yll si ai të luante atje.

Kështu, janë tre skuadra shumë të interesuara për të blerë shërbimet e yllit portugez: LAFC, Inter Miami dhe LA Galaxy. Nga Anglia, raportohet se këto tre skuadra do të ishin kandidatët kryesorë për nënshkrimin e Ronaldos.

Megjithatë, nënshkrimi i tij nuk do të jetë i mundur deri në verë, pasi United nuk po mendon ta largojë atë në merkaton e dimrit.

Kontrata e lojtarit portugez skadon në vitin 2023, kështu që ai do të mbërrinte si agjent i lirë në MLS.

(Kosova Sot Online)