Lexoni edhe:
Rezistenca në rritje e strukturave të krimit po e zvarritë në kohë procedimin për miratim në Kuvend të ligjit të Vetting-ut
Xavi Hernandez është ende i tronditur nga eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve.
Sidoqoftë, trajneri i Barcelonës nuk është dorëzuar ende.
Ai synon që ta shpëtuar sezonin duke fituar trofe të tjerë gjatë këtij edicioni.
“Blaugrana” janë në garë për titull të kampionit në Spanjë dhe tash do t’i vazhdojnë garat në Ligën e Evropës.
Trajneri katalunas synon sa më shumë trofe të mundshëm deri në fund të sezonit.
“Ne duhet të luftojmë për të gjithë titujt e mundshëm në muajt e ardhshëm. Aty janë Europa League, La Liga, Copa del Rey e Supercopa. Jam i bindur se mund të luftojmë në të gjitha kompeticionet”, deklaroi trajneri Xavi.
“Mendoj se La Liga është në të njëjtin nivel me Premierligën”, vazhdoi trajneri katalunas, pas eliminimit të tri skuadrave spanjolle nga Championsi.
(Kosova Sot Online )