Kjo nuk i kishte ndodhur Barcelonës në shekullin e 21-të, gjithçka filloi me largimin e Messit

  • A.P /
  • 27 October 2022 - 14:57
Kjo nuk i kishte ndodhur Barcelonës në shekullin e 21-të, gjithçka filloi me largimin e Messit

Barcelona u eliminua nga grupet e Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi dhe është hera e parë që nga viti 1999 që klubi katalanas nuk arrin në fazën me eliminim direkt në dy vite radhazi, që përkon me largimin e Lionel Messi-t te PSG.

Katalanasit zunë vendin e tretë në grupin e “vdekjes” me Bayernin dhe Interin dhe sezonin e kaluar u renditën poshtë Bayernit dhe Benfikës, teksa do të vazhdojnë sërish aventurën europiane në Europa League.

Barcelona do të shpresojë të fitojë Europa League këtë herë pasi u eliminua në çerekfinale të kompeticionit nga Eintracht Frankfurt sezonin e kaluar, por një largim i hershëm nga Champions League duhet të ketë zhgënjyer tifozët e tyre.

Gjithashtu, eliminimi i hershëm në Champions League paraqet një goditje të rëndë financiare për buxhetin e katalanasve. Ata nuk arritën të grumbullonin 9.6 milionë euro për kalimin e grupit dhe duke qenë se prisnin një kualifikim minimal në çerekfinale, mbetën pa 10.6 milionë eurot e planifikuara.

Barcelona do të presë Valencian në Mestalla të shtunën në La Liga.

(Kosova Sot Online)