Mbyllet pa gola pjesa e parë Ballkani-Slavia Praga

  • A.P /
  • 27 October 2022 - 21:59
Mbyllet pa gola pjesa e parë Ballkani-Slavia Praga

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani-Slavia Praga, e vlefshme për Ligën e Konferencës.

Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0

Ndeshja deri tani ishte e qetë me shumë pak raste shënimi.

Slavia Praga e pati një dominim më të lehtë, por që nuk u rrezikua asnjëherë seriozisht porta e Stivi Frashërit.

Ndërsa krejt në fund të ndeshjes, Ermal Krasniqi pati mundësi të artë shënimi, por u tregua egoist dhe goditi vet, goditje e cila përfundoi jashtë porte.


(Kosova Sot Online)