Evropiani U23: Laura Fazliu kalon në çerekfinale

  • S.A /
  • 28 October 2022 - 11:32
Evropiani U23: Laura Fazliu kalon në çerekfinale

Laura Fazliu ka arritur me sukses të kalojë në çerekfinale të Evropianit të xhudos në grupmoshat deri në 23 vjeç.

Fazliu në raundin e dytë e mposhti xhudisten nga Lituania, Aida Vasiliauskaite.

Në raundin e parë ajo kaloi pa luftë.

Në çerekfinale, xhudistja kosovare do të përballet me italianen Flavia Favorini. 

(Kosova Sot Online )