FC Drita: Ndeshja kundër Llapit u shtye pa asnjë sqarim nga FFK
FC Drita ka njoftuar se është shtyrë ndeshja kundër Llapit, e paraparë që të zhvillohet këtë fundjavë.
Sipas klubit nga Gjilani, kjo ndeshje është shtyrë pa ndonjë arsye
Gjilanasit bën të ditur se për vendimin nga Komisioni i Garave janë njoftuar përmes një emaili këtë të premte.
Njoftimi i plotë nga FC Drita:
“Shtyhet ndeshja për të dielën pa asnjë arsye
FC DRITA shpreh shqetësimin sepse ndeshja e xhiros së 14-të e paraparë të zhvillohet të shtunën është shtyrë pa ndonjë arsye për të dielën, 30 tetor.
Kur kishin mbetur më pak se 48 orë para ndeshjes KF Llapi – FC DRITA, vjen një njoftim në E-mail se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave të FFK-së pa dhënë ndonjë sqarim, ku dihet se ndryshimet e orareve bëhen vetëm në raste të veçanta gjë për të cilën komisioni nuk ka pasur arsye në këtë rast .
Në anën tjetër, klubi ynë ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ndeshjes së paraparë për të shtunën dhe zhvendosje e ndryshime pa arsye tregojnë jo seriozitet ndaj garave.
Veprime të tilla nuk i bëjnë aspak nder futbollit kosovar, duke treguar mos rrespekt ndaj klubeve dhe vet Superligës së Kosovës”.
(Kosova Sot Online)