Muriqi me Mallorcan synojnë fitoren e radhës kundër Espanyolit

  • A.P /
  • 28 October 2022 - 20:44
Muriqi me Mallorcan synojnë fitoren e radhës kundër Espanyolit

Mallorca e Vedat Muriqit e hap sonte javën e 12-të në La Liga, me ndeshjen kundër Espanyolit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, në stadiumin “Son Moix”

Mallorca hyn në këtë ndeshje pas fitores në udhëtim kundër Valencias (1:2) javën e kaluar, derisa Espanyoli luajti baras (2:2) me Elchen.

Si zakonisht, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili deri me tani numëron 5 gola në elitën e futbollit spanjoll, edhe sonte do të luajë nga minuta e parë.

(Kosova Sot Online)