
Lexoni edhe:
Ka shtrenjtime, ky është tavani për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme
Superliga e Kosovës në futboll do të fillojë sot me ndeshjet e xhiros së 14-të. Dy takime sot do të jenë në program me fillim nga ora 13:00. Ferizaj do të jetë nikoqir i Drenicës. Ferizajasit gjenden në vendin e fundit me tetë pikë gjithsej dhe u nevojitet shumë fitorja. Në anën tjetër, Drenica është e pesta në tabelë me gjithsej 16 pikë të grumbulluara.
Ka shtrenjtime, ky është tavani për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshmeLexoni edhe:
Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo mes Malishevës dhe Trepçës’89. Malisheva gjendet e shtata dhe një fitore eventuale sot do t’i largonte edhe më shumë nga zona e rrezikshme. Në anën tjetër, Trepça’89 ka rënë në vendin e parafundit me 11 pikë gjithsej.
(Kosova Sot Online)