Muriqi reagon pas barazimit, kërkon nga ekipi të përmirësohen së bashku

  • S.A /
  • 29 October 2022 - 13:06
Muriqi reagon pas barazimit, kërkon nga ekipi të përmirësohen së bashku

Vedat Muriqi ka rilindur në Mallorca. Pas një periudhe jo të mirë te Lazio, Vedat Muriqi e ka rigjetur formën e tij dhe është duke e kaluar sezonin më të mirë të karrierës. 28-vjeçari shënoi edhe këtë të premte gol për Mallorcan, në barazimin 1:1 me Espanyolin në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga. Për Muriqin ishte ky goli i gjashtë në elitën e futbollit spanjoll, pas dhjetë paraqitjeve.

Pas ndeshjes së mbrëmshme ka ardhur edhe reagimi nga ylli kosovar. “Ndeshja e djeshme duhej të ishte e jona. Le të vazhdojmë të luftojmë dhe përmirësohemi së bashku”, shkroi Muriqi.

(Kosova Sot Online )