Llapi synon këndelljen, Drita të vazhdojë me fitore

  • A.P /
  • 30 October 2022 - 12:39
Llapi synon këndelljen, Drita të vazhdojë me fitore

Llapi dhe Drita do të takohen sot në Podujevë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Superligë.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Skuadra gjilanase, që ka grumbulluar 30 pikë pas 13 xhirove, në këtë ndeshje hyn pas fitores kundër Ferizajt javën e kaluar. Drita është lidere në tabelë.

Kurse, llapjanët që nuk po kalojnë formë të mirë këtë sezon, kanë grumbulluar 13 pikë prej 12 ndeshjeve të zhvilluara dhe janë në pozitën e shtatë. Skuadra nga Podujeva nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit, ku ka regjistruar një barazim dhe dy humbje.


(Kosova Sot Online)