Real Madridi dhe Asensio, gjithnjë e më të hapur për rinovim të kontratës

  • 30 October 2022 - 14:37
Real Madridi dhe Asensio, gjithnjë e më të hapur për rinovim të kontratës

Marco Asensio mund të qëndrojë te Real Madridi.

Sulmuesi spanjoll dukej i vendosur për t’u larguar në verë, teksa klubi spanjoll nuk ishte i gatshëm për t’i ofruar kontratë të re

Megjithatë, Asensio thuhet se tani është i vendosur për të shfrytëzuar çdo mundësi që merr.

Një faktor i madh në këtë çështje është Carlo Ancelotti, i cili dëshiron që 26-vjeçari të mbetet në “Santiago Bernabeu”.

Sipas “Marca”, palët po i afrohen idesë për t’u ulur sërish në tryezën e bisedimeve pasi Asensio të shkojë në Kampionatin Botëror “Katar 2022” me Spanjën.

Lojtari thuhet se do t’i japë përparësi ofertës së Real Madridit para klubeve të tjera, ndërsa klubi thuhet se është impresionuar me gatishmërinë e tij për të luftuar për vendin e tij.

Ndryshe, kontrata aktuale e Marco Asensios me “Los Blancos” skadon më 30 qershor 2023.

(Kosova Sot Online)