
Real Madridi e synon fitoren e pestë radhazi kundër Gironas

Real Madridi do të takohet me Gironan sot, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 16:15, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti e synon fitoren e pestë radhazi për të vazhduar kryesimin në tabelë.
Kurse, Girona nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, ku ka regjistruar katër humbje e dy barazime.
(Kosova Sot Online)