Prapaskenat e afatit kalimtar veror, Atletico Madrid ka refuzuar 100 milionë euro për Joao Felix

  • 31 October 2022 - 08:48
Prapaskenat e afatit kalimtar veror, Atletico Madrid ka refuzuar 100 milionë euro për Joao Felix

Joao Felix është njëri nga futbollistët më të mirë të Atletico Madrid, por ai nuk po përshtatet shumë me sistemin e klubit madrilen.

Sulmuesi portugez në vitin 2019 u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të klubit, kur Atletico shpenzoi 127 milionë euro për ta transferuar nga Benfica.

Megjithatë portugezi asnjëherë nuk ka treguar më të mirën në Wanda Metropolitano, për faktin edhe të sistemit të lojës së Atleticos që nuk përshtatet shumë me të.

Por gazeta e madhe spanjolle Marca ka zbuluar prapaskenat e afatit kalimtar veror, ku Atletico Madrid ka refuzuar një ofertë tunduese për Joao Felix.

Los Colchoneros kishin refuzuar hiq më pak se 100 milionë euro për Felix, ofertë që e kishte quar në klub agjenti i Felix, Jorge Mendes.

Ishte kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich që tentoi me këtë ofertë transferimin e Felix, por në fund drejtuesit e klubit spanjoll e refuzuan atë.

Bavarezët e donin portugezin si zëvendësues të Robert Lewandowskit, por në fund oferta nuk u pranua nga Atletico.

22-vjeçari tani i ka kërkuar drejtuesve të klubit ta lënë të lirë pasi dëshiron largimin, por mbetet të shihet nëse Bayerni do të tentojë edhe njëherë transferimin e tij në Allianz Arena.