
Lexoni edhe:
Plani franko gjerman i “çertifikuar “ nga Amerika për diskutim dhe miratim nga Kuvendi i Kosovës
Real Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Gironas.
Kampioni në fuqi i Spanjës kaloi në epërsi në minutën e 70-të, por mysafirët barazuan në minutat e fundit me anë të një penalltie.
Në fakt penalltia e mysafirëve është bërë temë në Spanjë me njerëzit që janë ndarë në dysh sa i përket mendimeve ku disa gjysma thonë se ishte penallti dhe gjysma tjetër që nuk ishte.
Gjithsesi ky barazim bën që diferenca e Realit të ngushtohet me Barcelonën në vetëm një pikë, ku Los Blancos janë në krye me 32 pikë, një më shumë se katalunasit.
(Kosova sot Online )