Tuchel e thyen heshtjen: Shkarkimi im nga Chelsea erdhi pak herët

  • A.P /
  • 31 October 2022 - 15:15
Tuchel e thyen heshtjen: Shkarkimi im nga Chelsea erdhi pak herët

Thomas Tuchel e ka thyer heshtjen pas shkarkimit të pak kohe më parë nga Chelsea.

Trajneri gjerman është rikthyer të flasë pas shkurorëzimit të tij me “Blues” në shtator, ndërsa e ka thumbuar ish-klubin e tij.

“Shkarkimi im ka arritur pak herët”, ka thënë ish-trajneri i Paris Saint-Germainit për “sportstar”, përcjell “Gazeta Express”.

“E kam dashur dhe shijuar çdo ditë të kaluar në Chelsea. Kjo aventurë mori fund shmë shpejt, por nuk varej asgjë nga unë”, vazhdoi trajneri gjerman.

Tuchel e pati një eksperiencë pozitive në “Stamford Bridge”, por rezultatet e zbehta të sezonit të ri i kushtuan atij me shkarkim, ndërsa në vend të tij Të Kaltrit e emëruan trajnerin Graham Potter, i cili nënshkroi kontratë pesëvjeçare.

Me trajnerin e ri, “Blues” janë këndellur dhe kanë regjistruar rezultate pozitive në muajin e fundit. 


(Kosova Sot Online)