Piqué ka ende shpresa, është në listën e gjerë prej 55 futbollistëve për Botëror

  • A.P /
  • 31 October 2022 - 15:55
Piqué ka ende shpresa, është në listën e gjerë prej 55 futbollistëve për Botëror

Gerard Pique nuk e ka humbur ende shpresën për të shkuar në Kampionat Botëror.

Edhe pse e ka humbur pozicionin e tij në hierarkinë e Barcelonës, mbrojtësi me përvojë e sheh veten në listën e gjerë prej 55 futbollistësh në Kombëtaren e Spanjës.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Marca”, sipas të së cilit, Pique mund të bëj pjesë edhe në listën e 25-26 të ftuarve për “Katar 2022”, të cilën selektori Luis Enrique do ta bëjë zyrtare më 11 nëntor

Pique nuk ka luajtur rregullisht në Camp Nou këtë sezon, por shpreson që t’i jepet rasti për ta përfaqësuar “Stuhinë e Kuqe” në Botërorin e muajit tjetër.

Pique ka fituar gjithçka me Kombëtaren e Spanjës, por tash po shkon drejt perëndimit të karrierës dhe ky mund të jetë kompeticioni i tij i fundit i madh në karrierë, nëse ftohet nga trajneri Enrique. 


(Kosova Sot Online)