Kurti pas fitores së BNE: Bad News vetëm për kundërshtarët, suksese në garën tjetër

  • A.P /
  • 31 October 2022 - 18:16
Kurti pas fitores së BNE: Bad News vetëm për kundërshtarët, suksese në garën tjetër

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles, e nisi me fitore në turneun më të madh “IEM Rio Major”.

Ky turne është duke u mbajtur në Rio de Janeiro të Brazilit

Në ndeshjen e parë të zhvilluar këtë të hënë, BNE-ja mposhti ekipin brazilian, 00Nation, me rezultat bindës 16:3.

Për këtë fitore ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mes tjerash i uroi edhe suksese BNE-së në garën e ardhshme.

“Bad News Eagles, ama Bad News vetëm për kundërshtarët. Pas suksesit në Majorin e fundit në Antwerp dhe kualifikimit tani në Rio de Janiero, sot filluan garën e tyre të parë, ku shkëlqyen me fitore 16:3, ndaj ekipit brazilian 00Nation. Suksese në garën tjetër sonte!”, shkroi Kurti në “Instagram”. 

(Kosova Sot Online)