Neymarit i bëhet jeta ferr në Brazil: Kandidatin që e mbështeti për president, i humb zgjedhjet

  • S.A /
  • 01 November 2022 - 11:19
Neymarit i bëhet jeta ferr në Brazil: Kandidatin që e mbështeti për president, i humb zgjedhjet

Ngjarjet e ditëve të fundit supozohet se kanë ndikuar në sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymarin.

Nga pezullimi nga ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit deri tek humbja e Jair Bolsonaro në zgjedhjet presidenciale ndaj Lulës, 30-vjeçari brazilian po përjeton një makth si brenda dhe jashtë fushës.

L’Équipe raporton se situata për futbollistin është përkeqësuar për shkak të bezdisjeve të vazhdueshme dhe kritikave që vijnë nga aktivisti që feston fitoren e Lulës ndaj kandidatit të ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale të përfunduara së fundmi në Brazil. Lula fitoi zgjedhjet me një avantazh prej mbi dy milionë votash nga 120 milionë votues.

Pas shpalljes së rezultatit, disa aktivistë të krahut të majtë e qortuan ashpër ish-lojtarin e Barcelonës me thirrjet, “Hej, Neymar, ik në dreq të mallkuar” dhe “Hej, Neymar, duhet të deklarosh (tatimet e tua)”.

Përpara zgjedhjeve presidenciale, Lula pohoi se Neymar e mbështeti Bolsonaron në zgjedhjet presidenciale sepse ish-presidenti brazilian e kishte ndihmuar atë të mos paguante taksat.

“Ai ka frikë se nëse fitoj zgjedhjet, do të zbuloj se Bolsonaro ia ka falur borxhin. Prandaj ka frikë nga unë”,  deklaroi Lula para zgjedhjeve. Pavarësisht se motra e tij, Rafaella Santos sugjeroi se një fitore për Bolsonaro do të ishte më mirë për vendin, Neymar nuk ka bërë ende asnjë koment për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

(Kosova Sot Online )