Klubi i Premierligës e do Hazardin

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 15:59
Klubi i Premierligës e do Hazardin

Eden Hazard mund të largohet shumë shpejt nga Real Madridi.

Futbollisti belg ka dështuar ta tregojë veten në “Santiago Bernabeu” edhe pse i është dhënë mundësia shumë herë.

“Los Blancos” tashmë janë dorëzuar dhe janë të gatshëm të heqin dorë nga ish-futbollisti i Chelseat.

Sipas mediumit spanjoll “DefensaCentral”, përfaqësuesi belg mund të rikthehet në Angli

31 vjeçarin në Premierligë e do Aston Villa.

Trajneri i ri i klubit anglez, Unai Emery shpreson ta transferojë futbollistin ofanziv në “Villa Park” gjatë janarit, për ta pasur një pranverë më të suksesshme me njërin prej ish-futbollistëve më të mirë në botë. 

(Kosova Sot Online)