Leverkuseni dhe Brugge ndahen baras – gjermanët sigurojnë Ligën e Evropës

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 21:03
Leverkuseni dhe Brugge ndahen baras – gjermanët sigurojnë Ligën e Evropës

Bayer Leverkuseni dhe Club Brugge kanë ndarë pikët në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “BayArena” u mbyll baras dhe pa gola

Ky barazim i konvenoi skuadrës gjermane, e cila siguroi pozitën e tretë në grup dhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, pasi Atletico Madridi u mposht nga Porto sonte.

Bayer Leverkuseni pas këtij barazimi ka 5 pikë.

Ndërkaq, Club Brugge që deri sonte e kishte vendin e parë në grup, tutje në Ligën e Kampionëve kalon nga pozita e dytë.

Skuadra belge grumbulloi 11 pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara në grup, një më pak se Porto.

(Kosova Sot Online)