Bad News Eagles janë në fazën “Legends” në Rio

  • S.A /
  • 02 November 2022 - 08:14
Bad News Eagles janë në fazën “Legends” në Rio

Ekipi kosovar në lojën CS:GO, Bad News Eagles ka arritur në fazën “Legends” në turneun Major në Rio de Janeiro. BNE-ja të martën triumfoi 2:0 me harta ndaj ekipit GamerLegion. Për Bad News Eagles ishte fitorja e tretë nga po aq lojë në turneun Major në Rio.

Ekipi kosovar triumfoi 16:9 në hartën Ancient ndaj GamerLegion, ndërsa në Mirage 16:7.

Për BNE-në është paraqitja e dytë në një Major këtë vit. Garoi edhe në Antwerp të Belgjikës.

(Kosova Sot Online )