Ballkani niset drejt Ruamisë, nesër luan ndaj Cluj

  • S.A /
  • 02 November 2022 - 10:59
Ballkani niset drejt Ruamisë, nesër luan ndaj Cluj

Kampioni i Kosovës, Ballkani, është nisur drejt Rumanisë. Ballkani, nesër do të luaj kundër CFR Cluj në kuadër të Conference League, e cila do të jetë edhe ndeshja e fundit në garën evropiane.

Mundësia që Ballkani të kualifikohet tutje është shuar pas humbjes që suhareksit e pësuan nga Slavia Praga në “Fadil Vokrri”.“Xhebrailat” gjenden në vendin e fundit të grupit G me katër pikë të grumbulluara, pasi kanë një fitore, një barazim dhe tri humbje.

(Kosova Sot Online )