Salah: Napoli një prej skuadrave më të mira në botë

  • S.A /
  • 02 November 2022 - 11:06
Salah: Napoli një prej skuadrave më të mira në botë

Mohamed Salah nuk ka kursyer lëvdatat për skuadrën italiane, Napoli. Ylli egjiptian i Liverpool, Mo Salah ka thënë se skuadra e tij duhet të jetë krenare që mposhti Napolin, që sipas tij është aktualisht prej skuadrave më të mira në botë. “Të fitosh kundër një prej skuadrave më të mira në botë është ndjenja më e mirë”, ka thënë Salah për ‘BT. “Ne duhet të vazhdojmë, është rezultat i mirë, i cili na jep vetëbesim për Kupën dhe Ligën”, shtoi ai. 

Napoli kishte fituar 13 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet para se të pësonte mbrëmë ndaj Liverpool.

Skuadra e Spalletti kishte rekord 5/5 në Champions League. Përkundër humbjes, Napoli shkon si skuadra e parë e grupit, kurse Liverpool nga pozita e dytë.

(Kosova Sot Online )