Trajneri i Norwichit flet për të ardhmen e Rashicës

  • A.P /
  • 02 November 2022 - 15:06
Trajneri i Norwichit flet për të ardhmen e Rashicës

Trajneri i Norwich Cityt, Dean Smith ka folur për të ardhmen e Milot Rashicës.

Futbollisti kosovar është huazuar për një vit nga klubi anglez në Galatasaray.

E ndërkohë, mediat turke së fundmi shkruan se ish-futbollisti i Werder Bremenit mund të blihet nga klubi i Stambollit, i cili është i kënaqur me kontributin e tij të javëve të fundit

Por, klubi anglez duket se nuk ka vendosur ende nëse do ta shesë apo jo kartonin e lojtarit nga Vushtrria.

“Për momentin nuk e kemi marrë asnjë vendim, nuk e kemi në plan. Të jem i sinqertë, nuk kemi biseduar me askënd që kur ka shkuar Miloti në Turqi”, deklaroi Smith.

Norwichi ra nga liga sezonin e kaluar dhe Rashica nuk pranoi të luajë në Championship, duke u transferuar në Superligën turke.

Ai nuk do të pranojë të kthehet në klubin anglez nëse nuk luan në Premierligë.

Ndërkohë, Galatasaray po e shikon mundësinë që ta mbajë atë në ekip për një kohë të gjatë. 

(Kosova Sot Online)