Daja: Le të mbetet kjo një eksperiencë pozitive

  • A.P /
  • 02 November 2022 - 18:21
Daja: Le të mbetet kjo një eksperiencë pozitive

Ballkani nesër do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Klubi suharekas do të përballet me ekipin Cluj në Rumani

Para ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja theksoi se kjo do të mbetet një eksperiencë pozitive.

“Të shpresojmë që për Ballkanin është eksperienca e parë në Evropë, kjo do të mbetet nje eksperiencë pozitive dhe për të lëvizur në koeficientët. Cdo ekip qe merr pjesë në këto lloj intensiteti ndeshjesh, edhe ne kemi mungesat tona. Kemi mungesa, por shpresojmë që lojtarët që do të paraqiten do të jenë në nivelin e këtyre lojtarëve që na mungojnë”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)