Giroud krenar me ekipin, Milan Salzburg 4:0

  • S.A /
  • 03 November 2022 - 08:33
Giroud krenar me ekipin, Milan Salzburg 4:0

Olivier Giroud ka qenë protagonist i Milanit mbrëmë duke i realizuar dy gola në fitoren e pastër ndaj Salzburgut me rezultat 4:0. Ky triumf ia mundësoi gjigantit italian të depërtojë në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.Sulmuesi francez ndihet i lumtur për kualifikimin dhe për kontributin e tij në fushën e blertë

“Ishte një natë e madhe për mua, mbi të gjitha për skuadrën, jam i kënaqur dhe krenar për shpirtin tonë. Dëshironim ta bënim një lojë të madhe dhe e bëmë”, deklaroi ish-sulmuesi i Arsenalit dhe i Chelseat pas lojës. E tash, fokusi i tij, por edhe i shokëve të tij do të jetë në kampionatin italian.“Vitin e kaluar ishim në ‘grupin e vdekjes’, ishte një eksperiencë e mirë, e cila na kishte lënë paksa të frustruar. Këtë vit e kishim objektiv të qartë ta kalojmë grupin. Tash do të koncentrohemi në Serie A, jemi të lumtur për tifozët, të cilët e meritojnë këtë”, nënvizoi ai.

Ai e analizoi edhe lojën dhe zbuloi se kujt ia dedikoi golat. “Ata na bënë presion dhe vrapuan shumë. Në pjesën e parë kemi mundur të shënonim më shumë gola, por e nisëm pjesën e dytë mjaft mirë dhe e morëm sigurinë e lojës.” “Golat ia dedikoi Saelemaekers. Nuk kam shënuar shumë këto javë dhe ata të sontëm ishin për të”, përfundoi Giroud. 

(Kosova Sot Online )