Real Madridi synon t’ua zgjasë kontratën Kroosit dhe Modricit

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 17:02
Real Madridi synon t’ua zgjasë kontratën Kroosit dhe Modricit

Real Madridi po mendon t’ua zgjasë kontratën dy mesfushorëve, Luka Modric dhe Toni Kroos.

Dy yjet e “Los Blancos” po përjetojnë ende formë fantastike, përkundër moshës

Kjo është edhe arsyeja pse klubi spanjoll po mendon t’ua zgjasë kontratat edhe për një vit tjetër.

Të dyve u skadon kontrata në fund të këtij edicioni, teksa me shumë gjasa, ata do të pensionohen në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot Online)