Rashica publikon një video nga stërvitjet, i gatshëm të “shpërthejë”

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 20:13
Rashica publikon një video nga stërvitjet, i gatshëm të “shpërthejë”

Milot Rashica e ka publikuar një video nga stërvitjet e tij me Galatasarayn.

Ylli kosovar është pjesë e Galatasarayt këtë sezon, teksa së fundmi ka nisur të marrë formën që kishte më herët.

Rashica shënoi dy gola në ndeshjen e Kupës, kurse në sfidën e fundit në ligë dhuroi një asist në fitoren 2:0 në udhëtim ndaj Karagumruk

(Kosova Sot Online)