Ballkani e mbyll me humbje aventurën në Ligën e Konferencës

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 20:46
Ballkani e mbyll me humbje aventurën në Ligën e Konferencës

Ballkani e ka përmbyllur me humbje aventurën në Ligën e Konferencës.

Suharekasit u mposhtën 1:0 në udhëtim ndaj Cluj në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 17-të të ndeshjes nga Boateng

Stivi Frashëri e priti penalltinë e Deac dy herë, pasi që u përsërit penalltia.

Më pas, Ballkani pati iniciativën, duke tentuar të shënonte golin e barazimit, por nuk e arriti dot.

Kësisoj, Ballkani e mbyll grupin G në vendin e fundit me katër pikë të grumbulluara.

Sivasspor kualifikohet si i pari, kurse Cluj si i dyti.

Slavia Prague mbetet pa u kualifikuar.

(Kosova Sot Online)