Man Utd fiton, por kualifikohet si i dyti në grup

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 20:56
Man Utd fiton, por kualifikohet si i dyti në grup

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat minimal 0:1 në udhëtim ndaj Real Sociedadit.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 17-të të ndeshjes kur Garnacho realizoi pas asistimit të Cristiano Ronaldos.

Por, kjo fitore ishte e pavlerë, pasi që “Djajtë e Kuq” mbetën në vendin e dytë,

Ata kanë pikë të barabarta me Real Sociedadin, me nga 15, por spanjollët fituan 2:0 në ndeshjen e parë ndaj anglezëve.

Kështu, Man Utd kualifikohet në 1/16 e finales, kurse Sociedadi në 1/8. 

(Kosova Sot Online)